Çka pritet të ndodh nesër në Kosovë?

23:54 | 25 Tetor 2020

Ngjarjet e datës 26 tetor.

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Ahmet Shalën, ish-zëvendësdrejtor menaxhues në AKM. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204 ora 10:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Gjilanit.(Teatri i Gjilanit, ora 11:00)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Haxhi Arifin, ish- anëtar i Bordit, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës takim me dëshmitarët: Ekipi vullnetar në Qendrën Karantinë, Prishtinë, Vlora Hasimja, mjeke, QKMF Prishtinë dhe Lume Sopjani, infermiere, QKMF, Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë. (Gjykata Themelore Ferizaj, kati i parë salla numër 2, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00)

Komento: