Çka pritet të ndodhë sot?

08:02 | 01 Dhjetor 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?

  • 09:15Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të pritet nga kryetari Alban Hyseni. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)
  • 09:30 – 18:00

    Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Drejtësisë mban këto aktivitete:
    Ora 09:30 – Takim me gratë në Dragash
    Ora 11:00 – Townhall në Prizren
    Ora 11:00 – Vizitë në strehimore në Prizren
    Ora 12:15 – Vizitë tek gratë e  komunitet në Prizren
    Ora 14:00 – Tryezë në Gjakovë
    Ora 18:00 – Bashkëbisedim me gratë e BIK-ut në Prishtinë.

  • 10:00 – 10:20Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën rajonale “Kuletat Transparente: Avancimi i Financimit Politik”. Fjalimet hyrëse nga Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së dhe Marta Onorato, drejtoreshë e Programit IRI në Kosovë. Më pas, publikimi i punimit lidhur me financimin politik në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 10:00Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301 ) 
  • 10:00Organizata “Save the Children” në Kosovë mban ngjarjen përmbyllëse të projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj COVID-19”. (Klan Arena, Prishtinë)
  • 10:00Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë për Ditën Botërore të HIV/AIDS. (Hotel “International” Prishtinë)
  • 10:20 – 11:20Në kuadër të konferencës së KDI-së, mbahet paneli i parë i diskutimit “Transparenca dhe llogaridhënia e financave të subjekteve politike”. Marrin pjesë Armend Muja (VV), Eliza Hoxha (PDK), Hykmete Bajrami (LDK) dhe Besnik Tahiri (AAK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 11:00Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend të ditës janë pyetjet parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit) 
  • 11:00Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bëjnë inaugurimin e parkut “Banja”. (Gjilan)
  • 11:00Roma in Action dhe Koalicionit K10 mbajnë tryezën e rrumbullakët me temë të diskutimi: “Storie të përjetimeve dhe histori suksesi në rrugën për luftimin e dhunës në familje”. (Hotel “Çarshija e Jupave”, Gjakovë)
  • 11:30 – 12:45Në kuadër të konferencës së KDI-së, mbahet paneli i dytë i diskutimit “Praktikat ndërkombëtare të mbikëqyrjes dhe kontrollit financiar të subjekteve politike”. Panelistë: Besnik Buzhala, Iliada Korçari, Miša Bojović, Marek Chromý. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) *
  • 13:00Organizata “Handikos” shënon Ditën Ndërkombëtare
    të Personave me Aftësi të Kufizuara. Me këtë rast do të prezantohet edhe ekspozita me piktura nga Arti Ebru, të punuara nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve të “Handikos”, Veternik)
  • 14:00 – 15:00Në kuadër të konferencës së KDI-së, mbahet paneli i tretë i diskutimit “Roli i trupave menaxhuese të zgjedhjeve në rritjen e integritetit politik lidhur me financimin e subjekteve politike”. Panelistë: Ilirjan Celibashi, Ditmire Shehu dhe Kreshnik Radoniqi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Komento: