Çka pritet të ndodhë sot?

08:12 | 07 Dhjetor 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 08:30Mbahet Konferenca e 8-të e Mjedrës në Kosovë “Formimi i së ardhmes në sektorin e mjedrës”. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 
  • 09:00Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, lansojnë Masën e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38)
  • 09:30Qendra për Politika dhe Avokim (CPA) mban Forumin rajonal për të drejtat e punës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
  • 10:00Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së garancisë me Agjencinë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA). Marrin pjesë dhe guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili; ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari dhe Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 
  • 10:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën ku do të shpaloset hulumtimi “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në nivelin ekzekutiv”. Marrin pjesë drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, dhe Vigan Qorrolli, zv.ministër i Drejtësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 
  • 10:00Demokraci Plus (D+) prezanton raportin “Keqpërdorimi i Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV) në nivelin qendror’’. (Qendra e konferencave “Orion”, rr. “Rexhep Luci)
  • 10:00Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Shqyrtimi i korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 10:00Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbajnë tryezën “Shqyrtimi i korrupsionit në prokurorimin publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 10:00Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. Në rend dite është falja e tatimit në pronë për vitin 2023, deri në 100 euro. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
  • 11:00Kolegji Universum në bashkëpunim me Aleancën Kosovare te Bizneseve (AKB) bëjnë hapjen solemne “Javët e Biznesit Kosovar 2023”. (Kolegji Universum, Ferizaj)
  • 11:00Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, N302)
  • 11:30Komuna e Mitrovicës mban ceremoninë e inaugurimit të objektit të renovuar të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në Shupkovc. (Shupkovc, Mitrovicë e Jugut)
  • 12:00Artpolis organizon marshin “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës ku do të shqyrtoj raportet me amendamente të disa projektligjeve . (Kuvendi i Kosovës, salla  N303)

  • 13:00Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet tryeza “Kushtetutshmëria e qeverisjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 14:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave, lidhur me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38)

  • 17:00AAK mban mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar për versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. (Zyra e AAK-së)
  • 19:00Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala, dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, organizojnë ceremoninë solemne të dekorimit të grave nga grupe të margjinalizuara që dhanë kontribut të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë me trofeun “Hyjnesha e Shtetit”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Komento: