Çka pritet të ndodhë sot?

07:57 | 29 Dhjetor 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:45Mbahet ceremonia e certifikimit të ushtarëve të rinj të gjeneratës së dytë të Stërvitjes Ushtarake Bazë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (SUB 02-2023). (Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj)
  • 10:00Mbahet ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së nën-grantit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me vlerë 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”. (Objekti i Qeverisë) 

     

  • 10:00Prokuroria Speciale mban konferencën vjetore. (Objekti i Prokurorisë Speciale) 
  • 10:00Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mban konferencën përmbyllëse të vitit 2023. (Objekti i ish-Rilindjes) 
  • 11:00

  • 11:00Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) 
  • 12:00Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, mban konferencën përmbyllëse të vitit. (Selia e AAK-së, Pejë)
  • 14:00Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mban konferencë për medie, ku do të shpalosë të arriturat dhe sfidat e vitit 2023. Merr pjesë dhe ministri i MFPT-së, Hekuran Murati. (Drejtoria e Përgjithshme e Doganës) 
  • 14:00Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, Podujevë) 

Komento: