Çka pritet të ndodhë sot?

08:03 | 16 Shkurt 2024
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:30Oda e Mjekëve të Kosovës shënon Ditën Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë. (Para hyrjes kryesore të QKUK-së)

  • 10:00Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023. (MKRS) 

     

  • 10:00Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në përurimin e shkollës në Landovicë. (Landovicë, Prizren)

  • 10:00Komisionit i Pavarur për Media raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

  • 11:00Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “Insi” ShPK mban konferencë për medie, me rastin e dorëzimit të padisë ndaj MKRS-së lidhur me shkelje në tenderin “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në vlerë 3 milionë euro. Me këtë rast në Gjykatën Komerciale do të dorëzohet dhe kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)

  • 11:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton planin vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2024 dhe të planit vjetor të performancës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

  • 11:00Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë shënon përfundimin e implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Asdreni” në Pejë. (Shkolla “Asdreni”, Pejë)

  • 11:00Profesoresha e Universitetit të Amsterdamit, Novenka Tromp, mban ligjëratë në Kolegjin Universum me temën “Drejtësia pas tranzicionit dhe lufta e Kosovës”. (Kampusi i UNI, Prishtinë)

  • 11:00Departamenti i Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina, organizon promovimin e librit universitar të Prof.Asoc.Dr. Arsim Canolli “Antropologjia Kulturore” (Fakulteti Filozofik, salla 101)

  • 11:30 – 12:00Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Familjen Jashari (ora 11:30) dhe më pas bën homazhe në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, Skënderaj)

  • 12:00Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, organizohet ekspozitë me dokumente arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”, nga Agjencia Shtetërore
    e Arkivave të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
  • 14:00Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga autori Musli Krasniqi. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 14:30Hapet ekspozita “Perspektiva Prishtinase, 16 vjet pavarësi përmes objektivit të qytetarëve të saj”, me fotografi që pasqyrojnë përjetimet, momentet e jashtëzakonshme të festimeve me rastin e shpalljes së shtetësisë së Kosovës dhe festimet e përvjetorëve. (Arkivi Komunal i Prishtinës)

  • 15:00Koalicioni AAK-Nisma, zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Pas nënshkrimit, do të ketë konferencë shtypi nga dy liderët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. (Selia e AAK-së, Prishtinë) 

  • 15:00Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Estonisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

  • 20:00Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, Ansambli “Shota” dhe Ansambli Shtetëror i Shqipërisë mbajnë koncert festiv. (Shtëpia e Kulturës, Obiliq)

Komento: