Çka pritet të ndodhë sot?

08:03 | 22 Mars 2024
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:30Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës mban konferencën me temën “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe Kërkimit për Anëtarësim në NATO”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 
  • 10:00Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës)
  • 10:00Shënohet 22 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Ujërave dhe 23 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë. (Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës)
  • 10:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon rezultatet e sondazhit me qytetarë lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”)
  • 10:00Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të shpërndajë certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Noterisë. (Amfiteatri, Objekti i ish-Rilindjes)

     

  • 10:00Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) mban një aktivitet me nxënës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë. (Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit”, Podujevë)
  • 10:00Me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit, Ministria e Shëndetësisë organizon ceremoninë me moton “Po! Se bashku t’i japim fund TB-së!” (Hotel “Emerald”)
  • 10:30Inciativa për Drejtësi dhe Transparencë lanson projektin “Sinjalizuesi”. (Hotel “Sirius”)

Komento: