Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

08:01 | 06 Tetor 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot-ne-kosove?
  • 10:00Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajnë konferencë shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektiva e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon”. (AShAK, Prishtinë) 
  • 10:00USAID-i së bashku me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës organizojnë tryezë diskutimi në lidhje me bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile, mediave dhe Gjykatës Kushtetuese. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 
  • 11:00

    Kuvendi mban seancë plenare në rend dite pyetjet parlamentare. (Kuvendi Kosovës) 

  • 11:00Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, mban konferencë për medie në prag të përfundimit të mandatit të tij. (Hote “Swiss Diamond”, Prishtinë)
  • 18:00Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hapë ekspozitën e përkohshme të veprës “Teatri Ilegal” nga Sovran Nrecaj, i përzgjedhur nga thirrja për projekte artistike – DwP Creations. (Qendra e Dokumentimit, Prishtinë)
  • 18:00Hapet ekspozita e programit të fotografisë “Analoge”, organizuar nga Qendra për Praktikë Narrative. (Qendra për Praktikë Narrative, Prishtinë)

Komento: