Çka pritet të ndodhë sot?

07:58 | 31 Gusht 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:30Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, takohet me studentë e nxënës që janë përfitues të bursave. (Objekti i Komunës) 
  • 09:30Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. Takimi do të jetë i hapur për pjesëmarrje përmes platformës online Zoom. (Objekti i KPK-së)
  • 10:00Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e KGjK)
  • 11:00Islamic Relief Kosova bën shpërndarjen e 300 çantave, bashkë me pajisje të tjera shkollore, për fëmijët jetimë nga Prishtina e Fushë-Kosova. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë)
  • 11:00Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mbajnë konferencë për medie me temën “Efikasiteti i procedurave të rekrutimit të pozitave të larta për procedurat e shpallura në periudhën 2021-2022”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 11:00Lansimi i platformës ‘Harta Dixhitale Komunale,’ si një mundësi për të ofruar qasje më të lehtë në pronat komunale duke rritur transparencën dhe efikasitetin. (Hotel Venus) 

    11:30

  • Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, mban konferencë për media me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2023/24. (Objekti i Komunës së Mitrovicës së Jugut)

Komento: