Bashkëvendësit e Haradinajt, të mllefosur nga ftesa e Speciales, përkrahin dorëheqjen e tij.
Nga kjo kullë, Ramush Haradinaj, si kryeministër, dërgoi selame të mëdha, që të mos preken kufijtë e Kosovës.
Por, të njëjta nuk mund t’i përcjell më.
Kjo pasi, ditën e premte i njëjti dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit.
Këtë vendim e mori, pasi i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale.
E këto zhvillime të papritura, bënë që kryeministri në dorëheqje me familje mos të kalojnë vikendin në Gllogjan siç bëjnë zakonisht.
Sidoqoftë, për T7 kanë folur disa nga bashkëvendësit e tij.
Dorëheqja e Haradinajt ata nuk i ka zënë në befasi. Pasi siç thonë, kreu i qeverisë interesin e vendit e ka vendosur gjithmonë para interesit personal.
Por njëjtë nuk mendojnë edhe për arsyen që bëri atë ta dorëzojë postin.
Ka edhe prej atyre që mendojnë se Haradinajt, iu përgatit e gjithë kjo.
Ramush Haradinaj, do të udhëtojë në Hagë në cilësinë e të dyshuarit, me 24 korrik të këtij muaji.