“Për NATO-n, FSK-ja nuk ka ndërruar, por ne e kemi ndërruar [misionin e saj përmes ndryshimeve ligjore]”, thotë Avni Arifi, dikur shef i kabinetit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Pse flitet tash për FSK-në veri?
Pas incidentit të 29 nëntorit në Zubin Potok, ku një shpërthim i fuqishëm dëmtoi kanalin kritik të Ibër-Lepencit, KFOR-i tha se institucionet e Kosovës i kanë kërkuar autorizim për dërgimin e mundshëm të FSK-së në zonën e prekur, por se misioni e ka refuzuar.
“Komandanti i KFOR-it nuk e ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i”, tha ky mision në një përgjigje me shkrim.
REL-i kërkoi koment për këtë çështje nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, por nuk mori.
“Ndaj, situata atje nuk është e njëjtë si në pjesët e tjera të vendit tonë”, tha Kurti në një konferencë për gazetarë.
Duke e konsideruar si të dëmshme për vendin, ai e dërgoi letrën e Thaçit në prokurori në vitin 2021, por në lidhje me të nuk u mor ndonjë vendim.
Po atë vit, gjatë një vizite që zhvilloi në Prishtinë, shefi i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dakordimi për FSK-në në veri mbetet i vlefshëm.
“Kur nënshkruani një marrëveshje, ajo vazhdon [edhe] kur keni persona të rinj në pozita përgjegjëse”, tha Stoltenberg, duke komentuar vendimin e Kurtit për ta dërguar letrën në prokurori.
Arifi, i cili ka shërbyer në kabinetin e Haradinajt nga viti 2017 deri më 2020, thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes ligjit, ka siguruar mandatin e saj ushtarak, të cilin nuk e ka pasur në vitin 2013.
Kuvendi i Kosovës, në vitin 2018, miratoi ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri.
Ligji për FSK-në, i cili hyri në fuqi në janar të 2019-ës, thotë se kjo forcë “mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës”.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Arifi thotë se, asokohe, vendet partnere të Kosovës i kanë kërkuar Haradinajt që ta rinovonte marrëveshjen për mosdërgimin e FSK-s në veri.
“Haradinaj u ka thënë ‘jo’… ‘konsiderojmë që [FSK-ja] duhet të ketë mandat të plotë dhe se Ministra e Mbrojtjes duhet të jetë operative në të gjithë Kosovën’. Haradinaj ka refuzuar, mirëpo ka thënë se koordinimi me NATO-n është esencial dhe nuk ndodh kurrë asgjë pa koordinim me NATO-n”, thotë Arifi.
Ndërsa nga pikëpamja e NATO-s, thotë ai, misioni i FSK-së nuk ka ndryshuar dhe mbetet ai i vitit 2008, kur ajo kishte mision “t’i ndihmonte autoritetet civile në përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera”.
“Letra ka karakter obligues”
Profesori Rrecaj nuk pajtohet. Ai thotë se letra e Thaçit ka karakter juridik obligues për Kosovën.
Sipas tij, ajo është një deklaratë e njëanshme, por rezultat i diskutimeve të përfaqësuesve institucionalë të Kosovës me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Për më tepër, shton Rrecaj, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është ende në fuqi dhe, bazuar në të, interpretimi final i situatës së sigurisë në Kosovë i takon KFOR-it.
KFOR-i u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pas përfundimit të luftës më 1999.
Rezoluta 1244 e tij i autorizoi shtetet anëtare të OKB-së për të mbajtur një prani ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, e cila sot ka mbi 4.400 trupa.
KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.
Për dallim prej FSK-së, shkuarja e Policisë së Kosovës në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nuk është e kufizuar, shkruan REL.