Çka thuhet në raportin e policisë për rrahjen në të cilin u përfshi Buta?

08:57 | 12 Prill 2026

Reperi i njohur kosovar, Buta është përfshirë në një përleshje fizike e cila është shoqëruar edhe me të shtëna me armë zjarri në Ferizaj.

Në lidhje me rastin, policia ka dhënë detaje në raportin e saj 24 orësh, raporton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM, & ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj / 11.04.2026 – 20:15. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur –rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe është shkrepur edhe arma e zjarrit por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 copë fishekë dhe dy gëzhoja. Dy të dyshuarit janë arrestuar (njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor) dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Komento: