Çka thuhet në raportin e Policisë për vrasjen e të riut në Podujevë?

08:44 | 21 Janar 2024
cka-thuhet-ne-raportin-e-policise-per-vrasjen-e-te-riut-ne-podujeve?

Edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar për vrasjen e të riut në Podujevë, Lulzim Fejzullahu.

Aty thuhet se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“VRASJE E RËNDË- Rr. Drenica, Podujevë 14.01.2024-13:00. Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar.”

18 vjeçari u rrah brutalisht nga disa persona disa ditë më parë.

Për këtë rrahje, më 14 janar policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Ata fillimisht dyshoheshin për veprën penale “Vrasje në tentavitë”, ndërkaq pasi ai vdiq, të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Komento: