Çka u diskutua dje në drekën e përfaqësuesve ndërkombëtarë me presidenten? Flet ambasadori Malaj

05:08 | 20 November 2024
cka-u-diskutua-dje-ne-dreken-e-perfaqesuesve-nderkombetare-me-presidenten?-flet-ambasadori-malaj

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik organizoi një drekë pune me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe të vendeve të rajonit.

Malaj përmes një shkrimi në X tha se u përqëndrua në hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për integrimin e vendit drejt BE-së

“Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik organizoi një drekë pune me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të rajonit”.

“Biseda u përqendrua në hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për bashkëpunimin dhe integrimin e vendit drejt BE-së”, thuhet në shkrimin e ambasadorit Malaj.

Komento: