Clark në Gjakovë, Gjini: SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme

15:21 | 23 Qershor 2024
clark-ne-gjakove,-gjini:-shba-te-dhe-kosova-pashmangshem-do-jene-ne-nje-rruge-te-perbashket-e-te-perjetshme

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark po qëndron në Kosovë dhe këtë e ka shfrytëzuar për ta vizituar edhe Gjakovën.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini shkroi se me Clarkun kujtuan “ditët e angazhimit për lirinë e vendit” dhe se folën edhe “për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.

“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi Gjini.

“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, shtoi ai.

Komento: