Clark: Shqipëria po ecën mirë me ekonomi, Kosova mundet të bëjë më shumë – Trump do t’i marrë vendimet e duhura për rajonin

00:08 | 14 November 2024
clark:-shqiperia-po-ecen-mire-me-ekonomi,-kosova-mundet-te-beje-me-shume-–-trump-do-t’i-marre-vendimet-e-duhura-per-rajonin

Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë.

Clark u shpreh se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të marrë vendime të duhura, në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk kam ndonjë mesazh specifik. Unë jam këtu për të parë zhvillimin ekonomik. Shqipëria po bën shumë mirë me zhvillimin ekonomik, Kosova mund të bëjë më shumë. Të ndihmojnë këto rajone të kenë më shumë prosperitet. Unë mendoj se është një periudhë tranzicioni.

Senatori Marco Rubio do bëjë atë që duhet të bëjë. Shumica në zgjedhje, tashmë ai është president i zgjedhur dhe do të marrë vendimet e duhura për këtë rajon”, theksoi ai në ABC News.

Komento: