Clinton arrin në Tiranë, Rama njofton për pritjen që i është organizuar

17:32 | 03 Korrik 2023

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka arritur para pak minutash në Tiranë, njofton Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai e ka pritur Presidentin Clinton në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për vizitën e parë të tij në Shqipëri.

“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri” ka shkruar kryeministri shqiptar

Rama njoftoi qytetarët se sot në mbrëmje, te Kryeministria në Tiranë, është organizuara ceremonia e pritjes së Presidentit amerikan.

“Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkroi Rama.

Komento: