
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kongresistit Eliot Engel.
Clinton, në postimin e tij ka thënë se Engel, ka qenë aleat i pazëvendësueshëm për të në çështjet e brendshme, si dhe në ato ndërkombëtare.
Ish-presidenti amerikan, është shprehur mirënjohës ndaj Engel, duke shtuar se ky i fundit do i mungojë atij.
‘’Elliot Engel ishte një mbrojtës i palodhur i zgjedhësve të tij, një aleat i pazëvendësueshëm për mua në çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare, një mik i vërtetë dhe një njeri i mirë. Jam mirënjohës për jetën e tij të shërbimit dhe do të më mungojë shumë’’, ka shkruar ai në ‘’X’’.