Clinton flet për fitoren e Biden.
Ish-kandidatja për presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka reaguar pas triumfit të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale atje.
Clinton me anë të një cicërime në Twitter thotë se votuesit kanë folur dhe kanë zgjedhur të preferuarin e tyre.
Sipas Clinton, fitorja e demokratit Joe Biden do të shkruajë historinë për Amerikën.
“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris që të jenë presidenti i ardhshëm dhe zëvendëspresidentja e ardhshme. Është një ‘biletë’ për ta shkruar historinë, një mohim i Trumpit dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Tutje, së bashku”, ka shkruar Clinton.