Rusët janë dorëzuar.
Trupat ukrainse kanë rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të rajonit të Kievit nga ushtria ruse.
Sipas raportimit të gazetës britanike “The Guardian”, zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar, njoftimin për rrimarjen e kontrollit nga forcat ukrainase, e bërë sonte në Facebook, transmeton Gazeta Express.
“Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”, ka shkruar ajo.
Trupat ruse kanë nisur të tërhiqen edhe nga ato pak pozicione që mbanin përreth Kievit. Dje, ato lanë edhe Aeroportin Antonov, ku kishin marrë kontrollin që nga dita e parë e luftës.