
E ardhmja e Paul Pogba është ende e pavendosur, megjithëse nuk duket sikur do të jetë në Man Utd.
Francezi thuhet se kërkon një aventurë të re për të filluar sezonin e ardhshëm,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, lojtari nuk do të jetë i lirë, pasi është e mundshme që Man Utd do të kërkojë rreth 80-100 milion euro për yllin e tyre. Prandaj, të dyja Juventus dhe Real Madrid, të cilët janë dy destinacionet më të mundshme, po fillojnë të shikojnë potencialin e tyre teknik që mund të përfshijnë në marrëveshje për ta rrëmbyer Pogban.
Bardhezinjtë janë të gatshëm të përfshijnë Douglas Costa, ndërkohë që po e hedhin poshtë ofertën me para të gatshme. Në të kaluarën, braziliani ka qenë i lidhur me Djaj të Kuq, dhe duket se një veprim mund të materializohet më në fund.
Sa për Real Madridin, ata janë të gatshëm të ofrojnë një nga Gareth Bale dhe James Rodriguez në këmbim të Paul Pogba, duke e bërë atë një shkëmbim të drejtë./ORAinfo/