‘Çmenden’ tifozët e Barcelonës, çfarë është kjo foto që po shikon Mbappe në telefonin e tij

22:07 | 18 February 2019

Mbappe duket se e përcjell gjithmonë Barçën në rrjetet sociale.

​Kylian Mbappe është fotografuar duke parë listën e ndeshjeve të radhës të Barcelonës, që duke përfshirë edhe ndeshjen e nesërme me Lyonin, do t’i zhvillojë katër takime me radhë jashtë shtëpisë.

Barcelonën e pret një kalendar i vështirë ditëve të ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e Ernesto Valverdes, me kapitenin Lionel Messi, do t’i zhvillojnë katër ndeshje me radhë jashtë shtëpisë, në Champions League (vs Lyon), dy në La Liga (vs Sevilla dhe vs Real Madrid) si dhe një në Copa del Rey (vs Real Madrid).

Ky orar i vështirë i Barçës po qarkullon në “Twitter”, papritmas ka rënë edhe në duar të talentit 20-vjeçar, Kylian Mbappe, që mbrëmë ia siguroi tri pikë PSG-së duke shënuar golin e fitores prej 1-0 kundër St Etienne në Ligue 1.

Mbappe duket se e përcjell gjithmonë Barçën në rrjetet sociale, pasi është kapur duke parë orarin e ndeshjeve të Barçës me Leo Messin në fotografi.

Kjo foto ka shtyrë tifozët e katalunasve të mendojnë se francezi mund ta veshë një ditë fanellën e Barçës.

Për lojtarin, që ka shënuar 19 gola në 18 paraqitje deri më tani në Ligue 1, ka kohë që interesohet edhe Real Madridi.

Komento: