Çmenden tifozët e Juventusit: Allegri nuk është i vetmi, Biankonerët po përgatitin edhe dy rikthime të bujshme

23:41 | 05 Qershor 2021

Rikthimi i Massimiliano Allegri te Juventusi mund të pasohet në rikthime të tjera, këtë herë në lojtarë.

Miralem Pjanic nuk është në planet e Barcelonës dhe mund të largohet, me bardhezinjtë, që mund ta sigurojnë me parametra zero.

Allegri e pëlqen shumë yllin e Bosnjes dhe i ka kërkuar drejtuesve ta shqyrtojnë rikthimin e ballkanasit.

Një tjetër dëshirë e trajnerit është Paul Pogba. Mesfushorit i skadon kontrata në verën e vitit të 2022 dhe në të tilla kushte rikthimi në Torino është mundësi.

Juventus është e sigurt se do e provojë, duke shfrytëzuar dhe marrëdhënien e mirë me agjentin e francezit, Mino Raiola.

Juve është në kërkim edhe të një qendërsulmuesi dhe kandidaturat janë Mauro Icardi dhe Arek Milik.

Komento: