“Çmendet” Arsenali, po e transferon yllin e Man Utd

17:15 | 01 Maj 2022

Arsenali, po planifikon një blerje verore për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, zbulon Football Insider.

Topçinjtë kanë lënë mënjanë 45 milionë funte (56 milionë dollarë) për një sulmues të ri dhe 24-vjeçari është në krye të listës së tyre të dëshirave, përcjell ORAinfo.

Rashford është kufizuar në vetëm 12 starte në Premier League për United deri më tani këtë sezon dhe kontrata e tij do të skadojë në 2023./ORAinfo/

Komento: