Barcelona, është e gatshme të ofrojë Adrien Rabiot 10 milionë euro për sezonin për t’u bashkuar me klubin në janar, raportojnë mediat spanjoll përcjell ORAinfo.
Rabioti i ka thënë PSG-së se ai nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij dhe është gati të lëvizë në Camp Nou, prandaj zyrtarizimi i tij te Baça është veç çështje kohe .
Dhe gjigantët katalanas janë të gatshëm t’i ofrojnë mesfushorit një marrëveshje pesëvjeçare me një rrogë të bukur, plus një bonus të rëndësishëm për nënshkrim./ORAinfo/