“Çmendet” Barcelona, ofron 100 milionë për yllin e madh

10:00 | 01 Korrik 2019

Barcelona, është duke përgatitur një ofertë 100 milionë funte për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, zbulon Star Daily.

Kampionët spanjollë janë të etur për të sjellë përforcime shtesë, për të forcuar fazën e sulmit pasi që Luis Suarez nuk do të jetë edhe shumë gjatë në skuadër, përcjell ORAinfo.

Martinez ka bërë përshtypje për Argjentinën në Copa America këtë verë, duke shënuar dy herë duke dërguar skuadrën në gjysmëfinale./ORAinfo/

Komento: