“Çmendet” Barcelona, ofron 200 milionë për yllin e madh

21:43 | 09 Dhjetor 2018

Barcelona, është e gatshme të shpenzojë 200 milionë funte (254 milionë dollarë) për të nënshkruar me Harry Kane verën e ardhshme, raporton Daily Star përcjell ORAinfo.

Skuadra katalanase po kërkon një sulmues të madh për të rritur sulmet e tyre, pasi që sulmuesi Luis Suarez i afrohet moshës 32 vjeç dhe e sheh yllin e Tottenham si njeriun ideal për të marrë vendin e tij.

Spurs mund të jetë i detyruar të shesë sulmuesin e tyre të për shkak të rritjes së kostos së stadiumit të tyre të ri, por nuk do ta shesë Kane për më pak se 150 milionë funte./ORAinfo/

Komento: