“Çmendet” Barcelona, ofron 70 milionë për yllin e madh

16:44 | 06 Maj 2019

Barcelona është e gatshme të bëjë një lëvizje sensacionale për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Lacazette u votua si Lojtari i Vitit të Arsenalit këtë sezon së bashku me Pierre-Emerick Aubameyang, përcjell ORAinfo.

Dhe katalanasit mund të paguajnë deri në 70 milionë funte (92 milion dollarë) për shërbimet e tij gjatë verës, pasi ata kërkojnë një trashëgimtar afatgjatë të Luis Suarez./ORAinfo/

Komento: