Tony Werner dhe Harry Kane janë në mesin e disa sulmuesve në listën e ngushtë të Barcelonës, raporton Mundo Deportivo përcjell ORAinfo.
Blaugranët po konsiderojnë forcimin e vijës së tyre të ardhshme qoftë gjatë kësaj dritare ose në fund të sezonit, në mënyrë që të mbështesin Luis Suarez, i cili tashmë është 32 vjeçar.
Besohet se janë duke u konsideruar edhe Luka Joviç i Eintracht Frankfurt, Maxi Gomez i Celta Vigos, Kasper Dolberg i Ajaxit dhe Krzysztof Piatek i Genoa./ORAinfo/