“Çmendet” Bayerni, ofron 70 milionë për yllin e madh

18:26 | 02 Korrik 2019

Bayerni dëshiron që të sjellë emra të rinj në skuadër.

Bayern Munich ka bërë përpjekjen e parë për të rrëmbyer sulmuesin francez Ousmane Dembele. Klubi gjerman ka ofruar 70 milionë euro për talentin, por ka marrë menjëherë një përgjigje negative nga blaugranët, të cilët e konsiderojnë të pashitshëm për momentin.

Drejtuesit e klubit bavarez janë të interesuar për një mesfushor krahu pas largimit të Robben dhe Ribery në fund të sezonit.

Duke marrë në konsideratë faktin që Barcelona pagoi 105 milionë euro për Dembele dhe 40 të tjera për bonuse, atëherë duket e vështirë që ish-mesfushori i Dortmundit të transferohet me këtë shumë kaq të vogël. Barcelona është gati që të heqë dorë vetëm për një shifër që e kalon 95 milionë euro.

Bayerni ndërkohë ka në listë edhe mesfushorin gjerman, Leroy Sane por City e vlerëson 100 milionë euro, një shifër që bavarezët nuk janë të gatshëm që ta paguajnë.

Klubi gjerman gjithashtu ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit francez. Dembélé ka qenë i hapur për të braktisur spanjollët për shkak se marrëdhëniet me trajnerin Valverde nuk kanë qenë më të mirat e mundshme. Barcelona ndërkohë është në pritje edhe të negociatave me PSG, pasi kërkon që ta përdor në blerjen e Neymar, i cili është objektivi primar.

Komento: