
Newcastle, ka dorëzuar një ofertë fitimprurëse për kontratën për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, zbulon Football Insider.
Argjentinasi do të largohet nga Torino si lojtar i lirë në qershor dhe Magpies janë të gatshëm ta bëjnë atë lojtarin e tyre më të paguar ndonjëherë me mbi 200,000 £ në javë nëse ai zgjedh të kalojë në St James’ Park, përcjell ORAinfo.

Manchester United dhe Arsenal gjithashtu janë lidhur me Dybalan, por Newcastle shpreson të fitojë garën për nënshkrimin e tij me ndihmën e pronarëve të tyre të mbështetur nga Arabia Saudite./ORAinfo/