“ÇMENDET” gjiganti evropian, ofron 100 milionë për Dybalan

19:13 | 19 Maj 2019

Dybala mund të përfundojë në futbollin spanjoll.

Paulo Dybala mund të jetë ylli i parë që do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi argjentinas nuk ka kaluar një sezon të shkëlqyer te bardhezinjtë dhe ka mbetur nën hijen e Cristiano Ronaldos.

E ardhmja e argjentinasit mund të jetë në La Liga, pasi është Atletico Madrid skuadra që po e dëshiron me çdo kusht Dybalan.

Los Colchoneros janë duke mbetur pa lojtarin e tyre kryesor Antoine Griezmann dhe duan ta zëvendësojnë francezin me Dybalan.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Atletico është gati të ofrojë 100 milionë euro te Juventusi për transferimin e argjentinasit.

Gjithsesi për ta transferuar Dybalan, Atletico duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayernit, PSG-së dhe Manchester Unitedit.

25-vjeçari këtë edicion ka arritur të shënoj vetëm pesë gola në Serie A dhe pesë të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Komento: