“Çmendet” Juve, ofron 40 milionë për yllin e Realit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Çmendet” Juve, ofron 40 milionë për yllin e Realit

19:02 | 02 Shkurt 2019

Juventusi do të ofrojë 40 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo raporton Tuttosport.

Sipas raportit, gjigantët italianë janë të etur për të ribashkuar Marcelon me Cristiano Ronaldo dhe ata ishin të lidhur me një ofertë gjatë dritares së transferimit të dimrit përcjell ORAinfo.

Megjithatë, asnjë ofertë nuk u materializua dhe Marcelo, i cili është nën kontratë deri në vitin 2022, mbetet në Madrid deri në fund të sezonit aktual.

Kjo zgjidhje do të testohet në verë, kur pala e Max Allegrit do t’i ofrojë atij një rrogë prej 12 milion euro për pagën e sezonit për ta joshur atë në Itali./ORAinfo/

Komento: