“Çmendet” Juve, ofron tre lojtarë për yllin e madh

10:28 | 05 Gusht 2019

Tuttosport zbulon se Juventus do t’i ofrojë Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Blaise Matuidi te Manchester United për Paul Pogba, por La Joya mbetet i pa bindur.

Sipas gazetës me bazë në Torino, marrëveshja do të orkestrohej nga drejtori i sportit Fabio Paratici, Zëvendës Presidenti Pavel Nedved dhe agjenti i Pogba, Mino Raiola, përcjell ORAinfo.

Ajo shihet si një përparim i negociatave që e kishin marrë Juve në prag të një shkëmbimi midis Dybala dhe Romelu Lukaku./ORAinfo/

Komento: