‘Çmendet’ Juventus, ofron Dybalan plus para për yllin e Manchester United

11:09 | 27 Korrik 2019

Juventus po dëshiron që me çdo kusht të transferoj yllin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Sipas raporteve nga Sky Italia, Juventusi mund të vendosë të ofrojë Paolo Dybala në këmbim të Romelu Lukaku, i cili ka qenë një temë e nxehtë këtë verë, përcjell ORAinfo.

Belgjiani gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Ineri, të cilët janë përpjekur ta mbyllin marrëveshjen për disa javë.

Megjithatë, Man Utd po refuzon të ulet në kërkesat e tyre të larta, gjë që mund të hapë një derë për Juventusin. /ORAinfo/

Komento: