“Çmendet” Juventusi, e do yllin 500 milionësh

19:15 | 14 Prill 2019

Nuk është sekret që Juventusi po kërkon të gjejë një qendërmbrojtës për të ardhmen.

Përveç kësaj, Bonucci dhe Chiellini nuk po bëhen më të rinj,përcjell ORAinfo.

Në javët e fundit, Bianconerët kanë qenë të lidhur me Varane të Real Madridit, pasi besohet se francezi është në krye të listës së dëshiruar të drejtorit sportiv Paratici.

Megjithatë,ekipi i Torinos është i vetëdijshëm se një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh rëndësinë e lojtarit dhe çmimet në tregun e sotëm.

Sipas Rai Sport, Juventusi i është afruar Real Madridit për mbrojtësin, edhe pse përgjigja nuk ishte pozitive. Në fakt, Bernabeu e ka bërë të ditur se lojtari do të largohet vetëm nëse një klub aktivizon klauzolën e lirimit, e cila vlerësohet me 500 milionë dollarë; një shumë absurde për çdo klub./ORAinfo/

Komento: