“Çmendet” Juventusi, ofron 120 milionë për dyshen e frikshme

00:03 | 20 Prill 2019

Federico Chiesa dhe Nikola Milenkovic janë lojtarët më të vlefshëm të Fiorentinës dhe udhëheqësit e ekipit.

Dy të rinjtë kanë qenë drita e vetme në një sezon ndryshe disi negativ për Violën, të cilët po luftojnë në Serie A dhe mund të kërkojnë një lëvizje në një ekip më të fortë gjatë tregut të transferimit të verës,përcjell ORAinfo.

Dhe sipas La Nazione, Juventusi është i interesuar për të dy lojtarët. Interesi për Chiesa ka qenë konstante gjatë dy viteve të fundit, ndërsa Milenkoviç ka tërhequr Bianconerët me shfaqjet e tij pozitive këtë sezon.

Gazeta italiane shton se Fabio Paratici është i gatshëm të plotësojë kërkesat e klubit toskan dhe të ofrojë një shumë prej 120 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e dy lojtarëve për sezonin e ardhshëm./ORAinfo/

Komento: