
Juventusi, dëshiron me çdo kusht për të nënshkruar Paul Pogba por pranon se ata do të përballen me konkurrencë të ashpër nga Real Madridi për mesfushorin e Manchester United.
Sipas burimeve të afërta me kampionët e Serie A, drejtori sportiv i klubit Fabio Paratici u takua me zyrtarë të United për të diskutuar një marrëveshje potenciale për fituesin e Kupës së Botës në Francë, ndërsa ai ishte në Angli duke finalizuar një lëvizje për Maurizio Sarri, përcjell ORAinfo.

Dhe Juventus po planifikon të krijojë një ofertë zyrtare për 26-vjeçarin, që pritet të jetë prej € 140 milionë./ORAinfo/