“Çmendet” Juventusi, ofron Dybalan dhe Sandron për yllin e madh

23:28 | 26 Maj 2019

Juventusi, po kërkon të mundë Real Madridin për nënshkrimin e Paul Pogba duke ofruar një marrëveshje tronditëse shkëmbimi.

Mediat zbulojnë se gjigandët italianë po kërkojnë të ofrojnë si Paulo Dybala dhe Alex Sandro në këmbim të mesfushorit, përcjell ORAinfo.

Madridi mund të duhet të shkarkojë Gareth Bale përpara se të bëhet një lëvizje për yllin francez dhe Juventusi shpreson të prishë këtë pakt, duke ofruar marrëveshjen e shkëmbimit para se gjigantët spanjollë të kenë kohë për të bërë lëvizjen e tyre./ORAinfo/

Komento: