Skuadra e Liverpool po e mendon shitjen e mesfushorit, Naby Keita.
Sipas ‘Milan Live’, 25 vjeçari është duke pasur probleme me formën dhe lëndimet që nga transferimi i tij në vitin 2018.
Skuadra e Milan po mendon që të dërgoj ofertë në drejtim të Liverpool për mesfushorin nga Guinea.
Keita në vitin 2018 u transferua në Liverpool për 65 milionë euro dhe ‘The Reds’ kishin shpresa të mëdha tek ai por lëndimet bën që ai asnjëherë të mos përmbushë pritshmëritë e tifozëve dhe klubit.