Man Utd po i refuzon ofertat për largimin e Lukakut.
Manchester United thuhet se ka refuzuar një ofertë të Interit për shkëmbim të Romelu Lukakut me Mauro Icardin dhe Radja Nainggolan, e po ashtu edhe një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas ‘ESPN’, Manchester United janë kundër idesë së përfshirjeve të shkëmbimeve të lojtarëve, duke preferuar 80 milionë euro për Lukakun, përcjell lajmi.
Ky vendim i Manchester United, kanë bërë që Interit t’i hidhet oferta me Icardin dhe Nainggolan.
Manchester United dy vite më parë transferoi Lukakun nga Everton.
Mediet në Itali kanë raportuar se të mërkurën agjenti i lojtarit ka qëndruar në Itali, për t’u takuar me Antonio Conten.