Manchester City gati të ofrojë 60 milionë euro për Mendy.
Manchester City të gatshëm të marrin shërbimet e Ferland Mendy.
Mbrojtësi francez nuk po bind me paraqitje, andaj pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.
Sipas një raporti të ‘Fichajes’, Manchester City do të ishte i gatshëm të paguante deri në 60 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Real Madridit, Mendy, transmeton lajmi.net.
Kontrata e 27 vjeçarit me ‘Los Blancos’ skadon në vitin 2025 dhe ‘Citizens’ janë të interesuar të nënshkruajë me francezin për të forcuar anën e majtë të mbrojtjes së tyre.
Përveç Man City interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe Paris Saint Germain.