‘Çmendet’ Manchester City, kjo është paga që i ka ofruar Haalandit

12:19 | 17 Prill 2022

Man City vazhdon bisedimet me Haalandin, kjo është paga që i ka ofruar.

Manchester City po vazhdon qetë dhe sigurt bisedimet me sulmuesin norvegjez, Erling Haaland për një transferim të mundshëm.

20-vjeçari po shkëlqen me Dortmundin dhe klubet tjera mund ta marrin për 75 milionë euro në verë.

Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e qendërsulmuesit shtatlartë.

Madje, këta të fundit po mbajnë bisedime progresive me norvegjezin.

Manchester City është i gatshëm t’i japë pagë prej mbi 25 milionë euro Haalandit, të njëjtë me të De Bruynes, plus bonuse tejet luksoze.

Komento: