
Manchester United do të përpiqet të rrëmbejë transferimin e shumëpritur të Antoine Griezmann në Barcelonë, pretendon The Sun, përcjell ORAinfo.
Reds shpresojnë të përfitojnë nga vonesa e Barçës në bërjen zyrtare të lëvizjes me qasjen e tyre, e cila mund të arrijë më shumë se 95 milionë funte (120 milionë dollarë).
PSG po vëzhgon me vëmendje edhe mungesën e aktivitetit në favor të Atletico Madridit.
Griezmann në anën tjetër, ka konfirmuar se do të lë Atletico Madridinl por nuk ka bërë të qartë destiancionin e tij të ri.
Ndërkaq, negociatat ndërmjet Griezman dhe Barcelonës kanë ngecur kohën e fundit. /ORAinfo/
