Milan mund të ofrojë yllin e tyre Gigio Donnarumma ne një kontratë të re me klauzolë lirimi, raporton Il Corriere della Sera, përcjell ORAinfo.
Futbollisti italian, i cili sot mbush 20 vjet, tashmë ka 152 paraqitje me gjigantët e Serie A dhe këtë sezon shfaqjet e tij kanë qenë mahnitëse.
Të gjithë në klub duket se kanë harruar polemikat me agjentin e tij Mino Raiola.
Donnarumma është kontraktuar me Milan deri në 2021 dhe Rossonerët dhe po mendojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re me një klauzolë lirimi.
Besohet se çmimi i Donnarumma tani është në rajonin prej 60 milionë eurosh, ndonëse mund të rrisë më shumë se 100 milionë euro nëse Diavoli arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve këtë sezon. /ORAinfo/