‘Çmendet’ Milan, ofron një ‘mal me para’ plus dy lojtarë për Tonalin!

13:08 | 11 April 2020

AC Milan ka nisur një plan për të provuar transferimin e mesfushorit të Brescia, Sandro Tonali.

Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë kanë dëshirë të nënshkruajnë me Tonali, i cili në fillim të javës konfirmoi se ai është akoma një tifoz i Milanit ashtu si ai ka qenë që kur ishte i ri, përcjell ORAinfo.

Edicioni i së shtunës i Tuttosport konfirmon që klubi i Milanit u bashkua në garën për Tonali dhe janë të gatshëm të sfidojnë Juventusin dhe Interin, përcjell ORAinfo.

Hierarkia e klubit ka vendosur që 19-vjeçari është profili i përsosur për t’u bashkuar me Milanin në revolucionin e të rinjve që ata po synojnë të udhëheqin.

Ideja e Milanit do të ishte të ofronte para (25-30 milionë euro) dhe një çift lojtarësh që mund të interesojnë Brescia, siç është portieri Alessandro Plizzari ose mbrojtësi Matteo Gabbia.

Klubet e tjera të mëdha evropiane si Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të interesuara për Tonalin.

Mbetet të shihet cili do të jetë hapi i radhës i Milanit për t’i siguruar shërbimet e 19 vjeçarit. /ORAinfo/

Komento: