‘Çmendet’ Milani, po e transferon super lojtarin nga Kina – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Çmendet’ Milani, po e transferon super lojtarin nga Kina

12:21 | 31 Janar 2019

Milan nuk ka hequr dorë për lojtarin Ferreira Carrasco dhe në orët e fundit ka pasur kontakte të reja mes Rossonerëve dhe drejtuesve të Dalian Yifeng.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid dëshiron të bashkohet me Milanin dhe ka shtyrë që marrëveshja të finalizohet.
Gjigandët e Serie A kanë bërë një ofertë 6-mujore ndaj gjigandëve të Super Ligës kineze, të cilët megjithatë nuk janë të gatshëm të shesin lojtarin.

Siç është shkruar nga Fabrizio Romano, kryetari i Dalianit, Zhang Lin, nuk është i gatshëm të shesë lojtarët e tij më të mirë nëse nuk dorëzohet një ofertë e pamundur për t’u refuzuar, përcjell ORAinfo.

Dalian ka bërë oferta për Andrea Belotti të Torinos (50 milionë euro) dhe Ciro Immobile të Lazio (60 milionë euro).
Megjithatë, të dyja ofertat u refuzuan dhe kjo nuk ndihmoi Milanin.

Dalian dëshiron vetëm të shesë lojtarët në kushtet e tyre dhe megjithëse Milan do të vazhdojë të shtyjë në orët e ardhshme, është e vështirë që klubi kinez në fund të vendosë për të shitur Ferreira Carrasco në hua. /ORAinfo/

Komento: