Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe në dy ditët ardhshme në vendin tonë do të mbretërojë mot i ftohtë.
Temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit.
Ndërkaq të enjten pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasoj e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius, njofton IHMK
Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat maksimale dhe minimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit. /ORAinfo/