“Çmendet” Perez, ofron 125 milionë për yllin e madh

18:02 | 29 Mars 2019

Real Madrid janë të gatshëm ta bëjnë Paul Pogba gurthemelin e planeve të rindërtimit të klubit me një ofertë të madhe për yllin e Manchester United, thotë Sun.

Pogba zbuloi javën e kaluar se ëndrra e tij ishte të luante për Los Blancos dhe bashkatdhetarin Zinedine Zidane përcjell ORAinfo.

Dhe Madridi do të jetë i gatshëm të bëjë ëndrrën realizim me një ofertë të madhe me vlerë më shumë se £ 125 milion ($ 163 milion) për të transferuar fituesin e Kupës së Botës./ORAinfo/

Komento: