“Çmendet” Perez, ofron 50 milionë plus Iscon për yllin e madh

19:16 | 03 Mars 2019

Raportet në Spanjë zbulojnë se Real Madrid do t’i ofrojë Liverpoolit 50 milion euro dhe Isco për të nënshkruar me Mohamed Salah përcjell ORAinfo.

Sipas DiarioGOL, Los Blancos dëshirojnë të nënshkruajnë sulmuesin egjiptian në sezonin e ri ndërsa planifikojnë të bëjnë një sfidë të rinovuar të titullit në 2019/20.

Ndërkohë që nuk ka gjasa që Liverpooli të pranojë një marrëveshje të tillë, Real duket i prirur të shpëtojë veten nga Isco, i cili nuk konsiderohet më si lojtar i parë i rregullt në Bernabeu./ORAinfo/

Komento: