“Çmendet” Perez, ofron tre lojtarë për yllin e madh

18:43 | 02 Qershor 2019

Real Madrid, e ka ndërmend të përforcohet në afatin kalimtar.

Skuadra e Real Madridit po insiston për transferimin e francezit Paul Pogba gjatë kësaj vere, dhe për këtë ka bërë gati një ofertë joshëse për Manchester Unitedin.

Për kartonin e Pogbas, ekipi spanjoll është i gatshëm t’ia ofrojë Manchesterit tre futbollistë.Reali është i gatshëm të ofrojë shërbimet e tre lojtarëve të njohur, Gareth Bale, Keylor Navas dhe James Rodriguez, në shkëmbin për Pogban, ka shkruar “AS” të dielën.

Mesfushori francez pëlqehet shumë nga trajneri i Realit, Zinedine Zidane, i cili e do me çdo kusht në “Santiago Bernabeu”.Pogba mund të largohet nga Manchesteri gjatë kësaj vere, pasi në edicionin e fundit është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet e tij.

Kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet rreth 140 milionë euro, kurse Pogba ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2021.Pogba në edicionin e fundit ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 11 herë në 47 paraqitje te Manchester Unitedi.

Komento: